• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Tahiri është vetëm një nga hallkat që lidh Ramën me krimin, LSI shkon në tryezën e PD-së

Arkiva, Lajme, Të fundit
Monika-Kryemadhi-3.jpg



Pas Lulzim Bashës reagoi edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në një dalje për mediat nga selia e partisë ajo tha se rasti i Saimir Tahirit është vetëm një nga hallkat që Edi Ramën me krimin.

Kryemadhi iu përgjigj pozitivisht ftesës së Bashës për një tryezë të përbashkët të partive opozitare në vend.

Më poshtë reagimi i saj i plotë.

Krimi është ulur këmbëkryq në Shqipëri, situata është nga më të rëndat. Çdo qytetar ndihet sot më i rrezikuar se kurrë. Shteti i kriminalizuar ka inkriminuar policinë. Para këtij momenti të vështirë, qytetarët janë të gjithë bashkë pa asnjë dallim. LSI është pjesë e frontit të qytetarëve kundër bandave dhe krimit. Saimir Tahiri është një nga hallkat që lidh Ramën me krimin, por ka ende shumë hallka të tjera që lidh Eamën me krimin e organizuar.

Janë hallkat e krimit por dhe të oligarvëve që pastrojnë paratë.

Mund të ketë pika që e ndajnë LSI-në nga PD, por çështja që na bashkon në luftën kundër bandave është më e fortë se çdo ndasi.

Bashkëpunimi politik na është ngarkuar nga qytetarët me votën e tyre. këto do ta bëjmë në emër të së ardhmes së fëmijëve. Atdheu ynë është i përbashkët dhe është shumë i rrezikuar. Duhet të mblidhemi sëbashku për ti dalë përpara kësaj të keqeje.

Mbështes ftesën e Lulzim Bashës për një tryezë politike që do ti përgjigjet me aksion politik luftës kundër krimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *