• |
ide | kryesore

Lindita Nikolla nxjerr dëshminë e rreme të Saimir Tahirit në gjyqin e Shullazit

Arkiva, Lajme, Të fundit
shullazi dhe tahiri.JPG



Lindita Nikolla tregoi sot në gjykatë se si e mësoi lajmin për kërcënimin e Mynyr Konit dhe Dhori Kules. Ajo tha se kishte pasur një takim në Gardën e Republikës, bashkë me Tahirin, Dhori Kulen, Çakon dhe Ervin Hodajn, në kohën kur Berisha bëri denoncimin e tij në media për këtë çështje.
“Ishte Majlinda Keta që më njoftoi për ngjarjen. Mora në telefon zotin Kule dhe më shpjegoi lidhur me kërcënimin ndaj Konit dhe ndaj tij. Kam kërkuar takim me zotin Çako dhe menjëherë ai më la takim tek Garda. Aty erdhi dhe ministri Tahiri, Kule, Hodaj. Ndërsa ishim në takim me Tahirin, Berisha doli në konferencë për shtyp dhe dha detaje nga kërcënimi”, është shprehur Nikolla, që me dëshminë e saj ka nxjerrë gënjeshtrat e Saimir Tahirit në seancën e kaluar.
Ish ministri tha se e kishte mësuar ngjarjen nga televizori, kur Sali Berisha doli në konferencë për shtyp. Për këtë ai kërkoi të sillej në gjykatë Sali Berisha si dëshmitar.
“Ngjarjen e kam marrë vesh nga denoncimi publik i bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për mediat” është shprehur Tahiri në përpjekje për t’ia lënë Berishës lidhjen e Shullazit me ngjarjen.
Në fakt përmendjen e Emiliano Shullazit, si autor të kërcënimeve e ka bërë Dhori Kule në takimet që ka pasur me Haki Çakon dhe drejtuesit e tjerë të policisë, kur aty ishte present edhe Saimir Tahiri.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *