• |
ide | kryesore

Pajisja e atletëve me mikroçip,të shmangen substancat e ndaluara në trup (VIDEO)

F1, Planet, Stil



Shoqata Botërore e Lojërave Olimpike është duke shqyrtuar një projekt të ri, që parashikon se të gjithë atletët që do marrin pjesë në këto gara duhen të pajisen me një mikroçip i cili do monitorojë substancat qe do hyjnë duke organizëm duke kapur kështu lëndët e ndaluara.

Përfaqësuesi i këtij projekti Mike Miller është shprehur se nëpërmjet këtij mikrocipi që do vendoset në trupin e çdo sportisti loja do ishte me drejt dhe me e besueshme për të gjithë, pasi në këtë mënyrë do eliminoheshin mashtrimet e ndryshme. Miller shpjegon se këto pajisje do monitorojnë vetëm lëndët që do hyjnë në organizëm dhe do jetë si një “Policë’ për lëndët ilegale. Mirëpo kjo deklaratë ka sjell reagimin e shumë personave, të cilët shprehen kundër këtij vendimi. Ata e argumentojnë kundërshtimin e tyre se vendosja e këtij mirkocipi është cenim i privatësisë dhe se në këto mikrocipa nuk janë të sigurt pasi mund dhe të manipulohen.

 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=WvKiRrFsW9U



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *