• |
ide | kryesore

Përgjimet e Habilajve / “Saimiri bën minimumi 5 milion euro në muaj”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pjesa e parave që i dorëzohej Saimir Tahirit nga trafiku i kanabisit përdorej për fushatën e Partisë Socialiste, sipas bisedave të përgjuara mes trafikantëve të drogës, kushërinj të Saimir Tahirit. Kushërinjtë nuk e kanë menduar se përgjoheshin ndaj kanë folur gjithë sa kanë ditur, edhe për ankesat ndaj ish Ministrit të Brendshëm që i merrte minimum 5 milion euro në muaj.
Në dosjen prej 400 faqesh që publikon Top Channel përmendet disa herë emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, jo thjesht si kushëriri, por edhe si mbështetës të trafikut të drogës në shkëmbim të parave për fushatën e Partisë Socialiste.
Një fragment i nxehtë i përgjimeve është ai i datës 16 dhjetor të vitit 2013, në një bisedë mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, kur ata përmendin Saimir Tahirin.
Hetuesit italianë bëjnë një përmbledhje të bisedës si më poshtë:

“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, shkruajnë në dosje hetuesit italianë.

Në përgjimin e datës 2 mars të vitit 2014 mes Habilajt dhe Çelajt përmendet automjeti me targë AA003GB, me të cilin të dy personat kanë udhëtuar drejt Siçilisë. Makina ishte në emër të Saimir Tahirit.
Emri i ministrit del gjithashtu edhe në një tjetër bisedë të përgjuar mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelës, ose Sabi.

“Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi”, thuhet aty.

Dosja e plotë ka mbërritur në Tiranë dhe publikohet sot në Top Story. Moisi Habilaj u arrestua në Itali si pjesë e një grupi trafikantësh që kishte kaluar 3.5 ton kanabis dhe kallashnikovë në anën tjetër të kufirit. Kushëriri i Saimir Tahirit ishte denoncuar shumë kohë më parë nga Dritan Zagani, drejtori i Antidrogës së Vlorës, i cili përfundoi në burg dhe më pas në azil në Zvicër./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *