• |
ide | kryesore

Përgjimet italiane/ Gjurmët që çojnë tek Rama

Arkiva, Lajme, Të fundit

Mbi katërqind faqet e bisedave përgjuara mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt të cilët akuzohen për krijimin e një grupimi të shpërndarjes së drogës drejt Italisë nuk hedhin dyshime vetëm mbi ish ministrin e brendëshëm Tahiri. Gjurmët e tyre të shpien deri tek Edi Rama duke ngritur hipoteza mbi një ide tashmë të thënë dhe të stërthënë, se me paratë e drogës financoheshin fushatat elektorale të PS.

Të dy të dyshuarit si trafikantë thonë gjatë bisedës së përgjuar me njëri tjetrin se nuk besojnë se Taimir Tahiri të ketë më shumë para se ata: “Sabaudini( Çela) i përgjigjet (kolegut të tij Moisi Halili) duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata: “Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro”. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, thonë hetuesit italianë

I gjithë ku dialog ngre shumë pikpyetje. Natyrisht nga njëra anë ai ka besueshmërin relative të një bisede mes dy trefikantëve. Por nga ana tjetër ata nuk e dinin që ishin në përgjim ndaj dhe biseda mund të konsiderohet e besueshme.

Dhe nëse e konsiderojmë të tillë, aty del se Tahiri nuk paska punuar vetëm për vete por për të financuar edhe fushatat elektorale të Edi Ramës.

Natyrisht kjo mbetet të vërtetohet po ajo që bën përshtypje është se edhe trafikantët janë në djeni që Rilindja ka marë para prej tyre.

©Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu