• |
ide | kryesore

Pjesë nga dosja/ Pse i nisën italianët hetimet për Habilajt

Arkiva, Lajme, Të fundit



Hetimet për këtë çështje e kanë origjinën nga një tjetër operacion anti-trafik (Odissea 2012) ku u godit një tjetër rrjet i madh trafikantësh të lëndëve narkotike që operonin mes Shqipërisë dhe Italisë. Në atë kohë në vijim të hetimeve për shqiptarin Erson Zhuka që e kishte aktivitetin e tij në Raguza doli në dritë një lidhje e tij me shqiptarin tjetër Moisi Habilaj. Nisur nga disa të dhëna të hetimeve u vu re se Habilaj ishte një grosist i madh i marijuanës që trafikohej nga Shqipëria. Një nga “subjektet” që ra në sy sapo u vu në përgjim Habilaj ishte një person që thirrej “daja” i identifikuar si Sabaudin Çelaj. Fillimisht u vunë në përgjim këta dy “subjekte” për të arritur edhe të fijet e tjera të grupit si dhe për sekuestruar sasi të mëdha të marijuanës të nisura prej tyre, duke vënë në pranga një sërë korrierësh të drogës.
Në veçanti në fazën e parë të përgjimeve dhe hetimeve që nisën prej shtator-tetorit 2013 deri në maj të 2015-ës. Në nisje hetimet nisën për Moisi Habilajn dhe Sabaudin Çelajn, por më pas u kuptua se bashkëpunëtorë të tyre ishin edhe Angelo Busacca, Antonio Riela, Florian Habilaj, Maridian Sulaj dhe Neizar Seiti.
Nga mbajtja nën mbikëqyrje e këtij grupi u bë e mundur sekuestrimi i 1650 kg marijuanë në 25.102013 në Augusta. Në 27.02.2014 u kapën 287.7 kg marijuanë në Palagonia. Në 29.7.2014 në Katania u sekuestruan 293.5 kg marijuanë . në datat 8-9 maj 2015 në Riposto u sekuestruan 880 kg marijuanë, 2 armë kallashnikov dhe një sasi municioni. Në total bëhet fjalë për sekuestrimin e 3687 kg marijuanë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *