• |
ide | kryesore

Policët e liruar kërkojnë kokën e Saimir Tahirit

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Shoqata e punonjësve të policisë në lirim-2013” reagoi për arrestimin e Moisi Habilajt në Itali dhe publikim e përgjimeve ku përmendej Saimir Tahiri.
“Padrino i krimit të organizuar Saimir Tahiri sot ra edhe de fakto!”, thuhet në njoftimin e punonjësve të policisë në lirim.
Policët kujtojnë shpërfilljen e fakteve që implikojnë Saimir Tahirin ne trafikun e drogën përgjatë viteve kur ai ishte Ministër i Brendshëm. Sipas policëve në lirim skandalet për Tahirin lidhen me kanabizimin e gjithë territorit të vendit, instalimin e laboratorit të kokainës në Elbasan, fshehjen e dokumenteve të INTERPOL-it në zyrën e tij, djegien e provave në laboratorin e Policisë Shkencore dhe të dhënat e sistemit TIMS për përdorimin e makinës personale të Ministrit të Brendshëm nga Habilajt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *