• |
ide | kryesore

Policia italiane prangos 33-vjeçarin shqiptar, po transportonte drogë me vlerë 100 mijë euro

Arkiva, Të fundit



Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, i cili është kapur me kokainë. Ai ka qenë duke drejtuar makinën e tij, kur është ndaluar nga policia. Gjatë kontrollit të mjetit, shqiptari është shfaqur jashtëzakonisht nervoz, duke ngritur dyshime të forta nga karabinierët.

Këta të fundit kanë gjetur në mjetin e shqiptarit dy kilogramë kokainë, e cila ishte fshehur në një mënyrë shumë të vështirë për t’u parë me sy të lirë.

Kjo ka detyruar policët që të çmontojnë mjetin e drejtuesit shqiptar, ku kanë zbuluar dy pakot e drogës, e cila kapte vlerën e 100 mijë eurove nëse do të shitej në treg. Në pranga ka rënë emigranti 33-vjeçar, i cili pritet të përballet me drejtësinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *