• |
ide | kryesore

Prapaskena/ A e dha Xhafa në Top Story dosjen për Tahirin?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Që mbrëmë në darkë drejtuesi i emisionit Top Story, Sokol Balla paralajmëroi një “scoop”. Ai tha se emisioni i së hënës (21 00) do të përqendrohej në dosjen e autoriteteve italiane për çështjen “Habilaj-Tahiri”. Në fakt balla e bërë këtë njoftim përpara të gjithëve, shumë përpara se dosjen ta kishte opozita (që e shpërndau sot pasdite) dhe para se ajo tu jepej mediave.
Gazetarë të ndryshëm të kronikës kanë theksuar për Lapsi.al se që dje paradite qarkullonin fjalë se “dosja italiane” gjendej në Ministrinë e Brendshme në dispozicion të ministrit Xhafa.
Pra pikërisht kjo ministri është e dyshuara e parë që t’ia ketë kaluar dosjen Top Story-t në një kohë kur atë nuk e kishte as PD dhe as mediat e tjera.
Natyrisht një gjë e tillë është një bonus për emisionin që këtë sezon ka kaluar 4 herë në javë, por pyetja që shtrohet është: Pse Ministria e Brendshme qe e interesuar për të bërë publike dosjen e Tahirit? A është bërë kjo me bekimin e Ramës, që po kërkon të lajë duart nga ish-ministri i tij? A është një lëvizje e Fatmir Xhafës për ta distancuar përfundimisht institucionin nga imazhi i paraardhësit? Apo ishte thjeshtë një manovër për ta kontrolluar shpërndarjen e lajmit përpara se këtë ta bënte opozita?
Gjithsesi, interesante do të jetë të shihet se ku do të fokusohet sot Top Story nga mbi 400 faqet e dosjes voluminoze italiane. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Po si mund te kete dyshim qe dosja eshte dorezuar te Balla , jo nga xhafa por nga Rama nepermjet Fuges. Ju e dini qe topi e balla jane ne sherbim te plote ndaj Rames e Velise. Vecse me vendim e urdher nga kryeministria eshte ajo,dosje ne dore te Top.Ch.

  2. Normale qe dosja duhet te behej publike ne nje moment kur Rama ishte jashte shtetit, që të kish mundësi të shtirej sikur sapo ishte njohur me skandalin. Përveç kësaj duet të ishte jashtë kur te behej publik per te mbikqyryr reagimet nga larg dhe mos kish kontakt te drejteperdrejte me Tahirin, nese kerkohej nga ky i fundit. Reagimi i rames ne fb ishte bere gati shume me heret, ndoshta dite me pare. Do jete e çuditëshme nëse është e vërtetë se, kur Tahiri doli ne pronocim për mediat, nga tv dukej sikur poshte këmishës dhe xhaketës kish veshur antiplub? Mos ndoshta është folur për më të keqen ndaj tij, në këtë mënyrë të sheshohej njeher e mire ky skandal me përmasa të mëdha që nuk i dihet fundi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *