• |
ide | kryesore

Prokuroria heton kupolën e Policisë së Shtetit, orientonin gabim Guardia di Finanzan në patrullimet për kanabis

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria shqiptare ka nisur hetimet për drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët kanë orientuar në drejtim të gabuar kontrollet nga ajri të Guardia di Finanzas.

Lajmin e bën me dije gazetarja Anila Hoxha, duke iu referuar burimeve nga organi i akuzës. Sipas saj, kjo çështje është një prej dosjeve që po hetohen nga Prokuroria.

Mbetet për t’u parë se kush kanë qenë drejtuesit e Policisë së Shtetit që kanë manipuluar patrullimet e autoriteteve italiane në hapësirën shqiptare, për zbulimin e parcelave me kanabis.

Trafiku i drogës dhe bandat e lidhura me politikën kanë marrë vëmendje pasi autoritetet italiane arrestuan Moisi Habilajn, kreun e një grupi kriminal që trafikonte drogë drejt Italisë.

Në dosjen e italianëve zbardhen përgjimet ku përmendet edhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri.

© LAPSI.al 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *