• |
ide | kryesore

Rama shet Saimir Tahirin?

Arkiva, Kryesore



Më në fund ka reaguar edhe kryeministri Rama për rastin e ish-ministrit Tahiri, të cilit i doli emrin në një përgjim trafikantësh droge. Rama në reagimin e tij shkruan se Tahiri ka patur mbështetjen e tij, por Shqipëria meriton të dijë të vërtetën. Për këtë arsye, – shkruan Rama, – i duhet shkuar deri në fund kësaj historie duke mos toleruar askënd që zgjedh rrugën e krimit dhe jo Shqipërisë që duam.

Rama e di që nuk mund ta mbrojë më Tahirin, prandaj vendos të distancohet prej tij, sepse e di që ky i fundit po fundoset. Rama e ka quajtur të neveritshme dhe shokuese bisedën mes dy kriminelëve dhe është shfaqur tejet i bindur në qëndrimin e tij duke thënë se nuk ka asnjë luhatje apo dyshim.

Reagimi i Ramës:

DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!

Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve! Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet. Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet. Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.

Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!



3 Comments

  1. Shoku Enver e filloi me Ymer Dishnicen, e vazhdoi me plot armiq te Partise, te cilet i urdheronte vete te vrisnin si Kadri Hazbiun, Beqir Ballukun, Petrit Dumen, Koci Xoxen………………e ne fund mikun e shtrenjte piliagjentin Mehmet. Edhe gjestet, edhe fjalet, edhe aksionet jane kopje e Enverit deri dhe shitja e miqve

  2. Per mbylljen e vesheve ndaj akuzave qe dilnin per mbeshtetjen qe policia i jepte kultivuesve dhe tregtareve te droges me bekimin e rilindasit Saimir, po per sjelljen dhe veprimet e paligjshme duke pritur ne zyre ” gango nga Fushe Kruja etj vetem ky Saimiri duhet te pergjigjet ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *