• |
ide | kryesore

Reese Witherspoon: Abuzimi seksual nga regjisori në moshën 16 vjecare

Paparazzi, Slider



Reese Witherspoon ka folur në lidhje me ngacmimin seksual dhe sulmin në Hollywood, duke zbuluar se ajo ishte vetëm 16 vjeç kur ndodhi për herë të parë (dhe jo të fundit).

“Kjo ka qenë një javë shumë e vështirë për femrat në Hollywood, për femrat në mbarë botën, dhe shumë situata dhe shumë industri janë të detyruar të kujtojnë dhe të zbulojnë shumë të vërteta të shëmtuara”, tha fituesja e Oskarit, në nje ngjarje të mbajtur në Hotel Four Seasons në Beverly Hills. “Kam përvojat e mia personale që janë kthyer sërish në memorie dhe e kam shumë të vështirë të fle, vështirë të mendoj, vështirë të shpreh shumë ndienja që kam pasur në lidhje me ankthin, fajin që nuk kam folur më herët.Unë ndiej neveri të vërtetë ndaj regjisorit që më ngacmoi kur isha vetëm 16 vjeç dhe zemërim ndaj agjentëve dhe prodhuesve që më bënin të heshtja, pasi ky ishte kushti i punësimit tim. Por pasi dëgjova të gjitha historitë këto ditët e fundit, kjo më bëri që të dua të flas me zë të lartë sepse në të vërtetë unë ndihem më pak vetëm këtë javë se sa jam ndjerë ndonjëherë gjatë gjithë karrierës sime “shtoi ajo.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *