• |
ide | kryesore

Saimir Tahiri në konferencë për shtyp për përgjimet e Habilajve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka quajtur përgjimet e Habilajve si “pallavrat e dy kriminelëve që i mburren njëri tjetrit se kush ka më shumë ndikim”. Në konferencën për shtyp në Kryesinë e Kuvendit, Tahiri përmendi prindërit e tij dhe djalin për të thënë se “e kanë besim tek e vërteta edhe kur miliona besojnë gënjeshtrën”.
Më pas Tahiri ka folur edhe për punën e tij si Ministër i Brendshëm, duke theksuar se ka qenë në anën e policëve dhe jo në anën e oligarkëve dhe të pronarëve të mediave.
“Kam pasur besim te drejtësia, qoftë edhe drejtësi e vogël” u shpreh Tahiri duke thënë se ka punuar për drejtësinë që kishte ëndërruar si student.
“Dy kriminelë që janë kushërinj të shkallës së dhjetë” i quajti Saimir Tahiri Habilajt, duke i kërkuar prokurorisë të hetojë gjithçka lidhur me të./Lapsi.al



1 Comment

  1. Konferencen per shtyp Saimir Tahiri duhej ta jepte kudo por jo ne seline e Kuvendit te Shqiperise. Ndoshta ne Kombinat ku edhe e kane zgjedhur perfaqesues zona ku ai doli deputet.

    Ky eshte shteti i Rilindjes qe ne fillim te saj kur nxorri Luiza Xhuvanin me vello te zeze per te dorezuar mandatin e deputetit nga foletorja e Kryeministrise per vrasjet e te birit te saj.

    Shqiperia qe duam. Rrnofte Mbreti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *