• |
ide | kryesore

Shullazi bën humor me frikën e profesor Konit nga kërkesa për dorëheqje

Arkiva, Lajme, Të fundit
shullazi-ylvi-beqja.jpg



Emiliano Shullazi ka mohuar se është bërë pjesë e ndonjë kërcënimi ndaj profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule për zgjedhjet në universitet.

Çështja qëndron se nuk dihet nëse ai vetë ka qenë apo jo në makinën që i bënte xhiro Mynyr Konit në formë kërcënimi. Lidhja mes Shullazit dhe personave që kërcënuan profesorin është e vështirë të provohet.

Sot Emiljano Shullazi dhe Mynyr Koni u përballën në gjykatë. Dialogu mes tyre ishte pak a shumë si më poshtë:

Koni: Më thirrën nga një makinë e zezë dhe më thanë që të futesha brenda në makinë. U futa brenda, aty më kërkuar që të hiqja dorë nga gara për Rektor. Më pas, sapo dola, mora në telefon Dhori Kulen dhe e njoftova për gjithë sa më kishte ndodhur.

Shullazi: A isha unë mes atyre që të thërritën në makinë

Koni: Ishte shumë errësirë, nuk kujtoj gjë.

Shullazi: Po mirë, pse u ndjeve i kërcënuar ti, unë i them 100 herë drejtorit të burgut të japë dorëheqjen, ai nuk ndihet i kërcënuar.

Emiljano Shullazi është një nga emrat e njohur të botës së krimit në Tiranë. Në këtë fjali të fundit ai ka ngacmuar profesorin, që në fillim e dorëzoi dorëheqjen e tij, ndërsa në asnjë moment nuk e ka përmendur emrin e Shullazit si kërcënuesi i tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *