• |
ide | kryesore

Spartak Ngjela tregon kush qëndron pas goditjes së Saimir Tahirit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ngjela_0.jpg



Avokat Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, i pyetur pas shpërthimit të akuzave në mediat italiane ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, thekon se ky është “domein” amerikan.

“Përgjimet janë në dorë të Uashingtonit. Po të jetë aq e thjeshtë sa mendon ministri, unë nuk besoj.  Ky është domein amerikan. Thoni kryeministrit të mos lëvizi. Kështu ka ndodhur edhe në Itali. Ka precedentë në politikën e madhe. A është viktimë, a është përgjim i vërtetë? Xhafaj ka deklaruar që Policia ka qenë e implikuar në kanabis. Ministri i kësaj qeveri e ka thënë kështu. Tahirin ky e ka spostuar nga qeveria pa thënë pse. Të gjitha këto krijojnë dyshime. Politikisht është kjo; e kanë me Tahirin apo me kryeministrin do ta shikojmë!”, u shpreh Ngjela.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *