• |
ide | kryesore

U largua nga “Pussycat Dolls”, këngëtarja tregon si funksiononte si rrjet prostitucioni

Paparazzi, Slider



Kaya Jones, një ish pjesëtare e grupit Pussycat Dolls tha se ishte viktimë abuzimi, e kishin droguar dhe prostituar teksa të tjerë përfitonin nga fama e grupit.
“E vërteta ime, është se nuk isha pjesëtare në një grup vajzash. Isha pjesëtare e një rrjeti prostitucioni. Rastësisht këndonim dhe ishim të famshme dhe gjithë të tjerët përfitonin në kurrizin tonë. Njerëzit më pyesin sa keq ishte. Ishte aq keq sa u largova nga shoqet e mia, nga ëndrra ime dhe nga një kontratë $13 milionëshe.Të jesh pjesë e një grupi do të thotë të luash në grup. Do të thotë të flesh me kë të thonë ata të flesh. Nëse nuk e bën, s’ke si ta mbrosh veten. Pse s’e raportuam? Sepse jemi të gjithë të abuzuar. Personalisht, më kanë thënë se nëse tregoj, do të më vrasin ose do të më shkatërrojnë karrierën.”tha ajo.Deklarata e mësipërme u postua në seri në Twitter nga Kaya Jones. Me nëna nga ferri ajo i referohet Robin Antin, themelueses së Pussycat Dolls dhe grupit G.R.L. Ndërsa vajza që u vetëvra, është Simone Battle, pjesëtare e G.R.L.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *