• |
ide | kryesore

Zbardhet përgjimi mes vëllezërve Habilaj: “Më thirri shefi i madh…”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në dosjen e përgjimit të vëllezërve Habilaj dhe të arrestuarve të tjerë për trafik droge në Itali publikuar dalin detaj të shumta rreth emrit të Saimir Tahirit. Në nja nga faqet e dosjes me 416 faqe që disponon edhe lapsi.al del edhe një bisedë mes Moisi Habilajt me të vëllanë Florianin. Ky i fundit i rrëfen për takimin me “shefin e madh” ku folën për “situatën”.
PERGJIMI:
Moisi: Ç’thuhet tjetër?
Florian: Asgjë, dje mbrëma u nisa për në Tiranë dhe sapo mbërrita, këtu në Fier (qytet rreth 35-40 km larg Vlorës)
Moisi Habilaj: Po ç’ne?
Florian: Më kërkoi “shefi i madh”
Moisi: Çfarë donte?
Florian: Asgjë, Për këto… për situatën.
Moisi: Ah, fole “kokë më kokë” me të? (fole ballë për ballë)
Florian: Po, me priti në 11.30, më paguan/ dërguan taksinë
Moisi: Po çfarë të tha?
Florian: Më tha, “çfarë janë këto”… çfarë…. Si janë punët? I thashë “kështu, kështu” (nëkupton që i ka shpjeguar gjithçka fill e për pe)
Moisi: Që do të thotë?
Florian: I thashë që ne nuk… mos u dëshpëro /mos u shqetëso….. është çështje orësh (në kuptimin që nuk zgjat shumë ), mos e mendo më gjatë.
Moisi: Ah, po, por duhej t’i thoje që ne nuk kemi faj. Këtë duhej t’i thoje.
Florian: Po i a thashë që ne nuk… por hiç…. Më tha: “ata e kanë bërë qëllimisht, që unë (shefi) t’i thërrisja, shpjegoi.
Moisi: Po… edhe ne e kuptuam…. Ndaj nuk e shqetësuam (bezdisëm shefin)
Florian: Edhe ne e morëm vesh.. dhe më tha.. “unë e thërrita dhe i thashë: nuk duhet të përfshiheshe ne lojërat e (çështje) fatit”
Moisi: E kishte thirrur atë (nënkupton një person të tretë)?
Florian: E kishte thirrur ky? … “shefi i madh” e kishte marrë në tel… më dëgjon?
Moisi: Po, më thuaj , vëlla
Florian: E kishte marrë ne telefon dhe i kishte thënë se nuk duhet te ishte përfshirë (nënkupton ndoshta para’, kapitale të përbashkëta) në lojërat e fatit.
Moisi: Po
Florian: Ai i ishte përgjigjur duke u justifikuar, jo këtej e jo andej…. “janë për të tjera gjëra (biznese, flet gjthm për para ) … “përsa i përket gjërave të tjera (në kuptimin për të ecur shpejt,’’… I kishte thënë (shefi) .-atë që ke për të bërë , bëje shpejt…
Moisi: Sepse ka humbur kohë… Po… e pastaj?
Florian: Asgjë, …. Ai kishte filluar të dridhej dhe kishte ulur zërin
Moisi : Blasfemi
Florian: “Megjithatë nuk duhet të shqetësohesh për asgjë”- më tha në fund ( shefi)… “shko dhe mos e vrit mendjen”.



1 Comment

  1. Eh mor Sali Berisha tu befte dita 1000. Kur i ke denoncuar time emera e fakte keta zgjebsat e rilindjes nuk te kane lene gje pa te thene . Po ja se e drejta dhe e verteta vonojne por nuk harrojne. Ja sot Saje Qorri ku do gjeje vend a do futet se jo per gjo po Raam per te shpetaur bythen e vet (jo edhe per shume kohe) e ka shitur po ne te vertet Rama eshte kapobanda. Se kur do ta kuptoje ky popull po uroj mos te jete vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *