• |
ide | kryesore

Berisha optimist për ‘bashkimin’ PD-LSI

Arkiva, Lajme, Të fundit



Për Sali Berishën, bashkimi i partive opozitare në “Frontin e Bashkuar Opozitar” është një zhvillim historik për fatin e vendit.

Ish-kryeministri arrin në këtë përfundim pasi argumenton se kjo qeveri ka krijuar një “narkoshtet” dhe prova përfundimtare për këtë është dosja e përgjimeve “Habilaj”, që implikon edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Berisha mbyll statusin e tij optimist me një thirrje për shqiptarët. Të gjithë t’i bashkohen “Frontit të Bashkuar të Opozitës Shqiptare” në misionin historik të përmbysjes së “narkoshtetit”. ©LAPSI.AL 

POSTIMI I PLOTË I SALI BERISHËS NË FACEBOOK:

Nje zhvillim historik per fatet e vendit!

Te dashur miq, partite e harkut opozitar parlamentar dhe jo parlamentar paten sot nje takimi te suksesshem, ne te cilin diskutuan provat e reja, te cilat faktojne ne menyre perfundimtare se ne Shqiperi nuk kemi te bejme me deshtimin e shtetit ne luften kunder trafiqeve por me krijimin e narkoshtetit, ne te cilin institucione, qeveri vendore, ministra dhe vet kryeministri merren vete direkt me trafikun e droges, bashkepunojne me banda, lehtesojne dhe mbulojne veprimtarine e tyre kriminale.

Krijimi i Frontit te Bashkuar Opozitar eshte nje zhvillim historik, si shpresa por dhe rruga e vetme per permbysjen e Narkoshtetit, qe me bandat zyrtare dhe jo zyrtare te narkoministrave, narkodrejtoreve te Norieges me miliardat e eurove qe disponon, kontrollon jeten, veprimtarine, voten, token, detin, ajrin e shqiptareve.

Permbysja e Narkoshtetit eshte mision historik i opozites shqiptare!

Duke pershendetur kete zhvillim te nje rendesie jetike per fatet e vendit, ju ftoj te dashur miq, ju dhe te gjithe qytetaret shqiptare, pavaresisht nga bindjet politike te mbeshtesim me te gjithe energjite tona Frontin e Bashkuar te Opozites Shqiptare ne misionin e tij historik! Sb



1 Comment

  1. Me se e priteshme entuzjasmi i ish komunistit Berisha. PD si nje parti qe drejtohet e kontrollohet nga elemte majtiste e sheh normale riperseritjen e lidhjeve e interesave te vjetra me majtistet e tjere. Berisha e ka shume te qarte se ndarja e PD nga parti populiste ne majtiste e djathtiste eshte nje proces qe ka filluar i logjikshem dhe i pa shmangshem ne PD, keshtu qe ai po bashkon pjesen e majte te PD me majtizmin e LSI. Berisha ka besim dhe shpreson qe kesaj lidhje ti bashkohen edhe ata qe jane thjesht pragmatista te PD. Besoj se nga ky bashkim elektoralisht do fitoje LSI. Bashes i mungon dhe formimi dhe karizmi i liderit plus nje PD drejt shkizmes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *