• |
ide | kryesore

Çështja ‘Tahiri’, Taulant Balla mbledh grupin parlamentar të PS-së

Arkiva, Të fundit



Taulant Balla, me cilësinë e kreut të grupit parlamentar në PS, ka nisur një mbledhje me ligjvënësit e Partisë Socialiste, një ditë para seancës plenare dhe pas publikimit të çështjes me ish-ministrin Saimir Tahiri.

Pritet që grupi i PS-së të mbajë një qëndrim në lidhje me akuzat e bëra ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

Kujtojmë që prej dy ditësh tashmë media italiane publikoi përgjimet e Moisi Habilaj, kushëriri i ish- ministrit Tahiri, i cili në biseda e sipër implikonte në trafikun e drogës edhe ish- kreun e ministrisë së Brendshme.

Gjatë ditës së djeshme Tahiri në një konferencë për shtyp u shpreh se është i hapur ndaj çdo lloj hetimi.

Ndërkohë që këto zhvillime sollën edhe një mbledhje të koalicionit opozitar në Shqipëri, tryezë që pritet të mbahet sot rreth orës 11:00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *