• |
ide | kryesore

Çështja ‘Tahiri’/ Ministri i Brendshëm Xhafaj: Trafikantë kanë fituar imunitetin e drejtësisë së korruptuar

Arkiva, Të fundit



Nga konferenca kundër trafikimit të personave, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur edhe për trafikantët që kanë fituar imunitet nga gjyqtare e prokurorë të korruptuar ndër vite. Kjo deklaratë vjen në një kohë që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet si i përfshirë në trafikun e drogës së bandës se Habilajve, që vetë ai tha se i ka kusherinj të dhjetë.

Fjalime të tëra, emisione dhe shkrime pafund adresohen për trafikun e trafikantët, emrat e të cilëve janë bërë temë e ditës më shumë se asgjë tjetër, ndërkohë duhet të flisnim për thelbin e problemit, për mënyrën si do duhet të përballemi me dukuri të tilla që janë dukuri pa ngjyra dhe pa parti, të flisnin shumë më pak disa nga politikanët tanë, që cështjen e luftës kundër trafikut e shohin thjesht si trafik karrigesh pushteti e t’u jepet mundësi të veprojnë njerëzit e ligjit. Të gjithë flasin për trafikun e trafikantët, por harrojmë të kërkojmë llogari për njerëzit e ligjit qe në vite janë ridënuar dhe rivrarë për t’i shpëtuar burgun lloj-lloj trafikantësh që lëvizin lirshëm se kanë fituar imunitetin e drejtësisë së korruptuar. Të gjithë flasim për trafikun dhe trafikantët, por harrojmë të ngrejmë zërin për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar që kanë shpërdoruar detyrën. Të gjithë flasin për trafikantë dhe trafik, por shumë pak flasin për ata punonjës policie të ndershëm. Ndaj, është rasti t’ju shpreh mirënjohje të veçantë të gjithë veprimtarëve të policisë, që i janë përkushtuar me devotshmëri këtij profesioni. Mirënjohje për gjithë ata prokurorë dhe gjyqtarë që kanë bërë drejtësi përballë trafikantëve. Mirënjohje të veçantë të gjithë punonjësve të policisë trima, që shpëtojnë jetët njerëzore dhe u shpërbejnë drejtësisë.”, – tha Xhafaj.

 



7 Comments

  1. Fatmir xhafa ka vellaun trafikant kokaine,krimimneli mbron kriminelin.ter kriminelet gramoz ruqi e negjmija i ka mbledhur rreth vetes.si kelysh kan zgjedhur ramen,tahirin,ballen,braqen,majkon pra ter pakurrizoret qe u fshijn bythen balilit,frrokut,ndokve etj.

  2. Eshte shume e vertete qe te keqen me te madhe ketij vendi ia ka sjelle drejtesia e korruptuar.Ka nga ata gjyqtare qe per nje dore me para lene kriminelin te lire dhe akuzojne te pafajshmin.Tani ka ardhur koha qe ky fenomen i dhimbshem per popullin te zhduket dhe drejtesia te funksionoje sic duhet.

  3. E kane fiksim gazetaret tane qe te percjellin vetem negativitet sikur gjerat te ishin aq te thjeshta e problemet te zgjidheshin realisht kaq lehte. Kini durim deri sa te gjeni te verteten e pastaj vazhdoni me tuajat

  4. Epo shqiptari sndryshon leht duhet punuar shume per te ndryshuar funksionare dhe mentalitetet sepse krijohet pershtypja sikur gjerat ndryshohen me nje te ren te lapsit sndodh keshtu sa duhet punuarrrr

  5. ke folor sic duhet me kto gazetar qe kush e di sa koh kan qe merren me at profesion dhe nuk njohin akoma kopetencat e institucioneve

  6. drejtesia e munguar do te vihet ne vend.,eshte per tu vleresuar reforma e vetingut .fale saj nuk do kete me trafikante te mbeshtetur nga gjygjtare e prokurore te korruptuar.normalisht qe duhet edhe koha e mjaftueshme per tu realizuar edhe e gjithe kjo ndaj edhe duhet te presim per rezultatet pozitive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *