• |
ide | kryesore

Ngjela: Do hetohet edhe Engjëll Agaçi, ndërkombëtarët do godasin stafin e ngushtë të Ramës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Spartak Ngjela, një nga mbështetësit e deridjeshëm të kryeministrit Rama, i ka ashpërsuar tonet kritike ndaj tij kohëve të fundit. Veçanërisht pas daljes në dritë të përgjimeve italiane që implikojnë ish ministrin Tahiri në trafikun e drogës, Ngjela ka shkuar edhe më tej duke theksuar se ky është fundi i Ramës.

Lamtumirë Rama! Ike me turp nga kjo punë“, shkruan Ngjela, sipas të cilit kryeministrin shqiptar po e godet perëndimi për shkak se po bëhet pengesë për reformën në drjetësi si peng i krimit të organizuar dhe korruspionit. Dhe, sipas avokatit, shumë shpejt do të ketë të tjera ngjarje tronditëse për qeverinë.

Rama po shkon drejt fundit të vet. Implikimet e stafit të tij me korrupsionin dhe krimin e organizuar sigurisht që do të jenë çështjet kryesore të SPAK-ut. Ndërkohë bëhet e ditur se ministrat e Ramës janë të përgjuar që nga viti 2013…

Tani, pas Tahirit, Ramës po i kërkohet dhe po shkon drejt penalizimit edhe sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë. Ndërkombëtarët po godasin stafin e ngushtë të Ramës… Rama nuk ka më shpresë, dhe dorëheqja është shpresa e tij e fundit“, thotë Ngjela, i cili ka dhe një porosi për socialistët:

Politika ka një rregull: mos shkoni pas kufomës se ju merr me vetë në varr“. /lapsi.al/



1 Comment

  1. ngjela e ka pare se po iken me ramen e tahirn tash mundohet me lepir byth demokrate .por nuk e besoj se i japin demokratet keti krymbi stalini gje.as mu.in nuk ja japin demokratet ngjeles.deri dje mbeshtetsi kryesor sot shares.kush i beson keti qimke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *