• |
ide | kryesore

Njerëzit më të pasur në botë shtojnë fitimet. Mësoni pasurinë e Bill Gates, Jeff Bezos, Warren Buffet …

Arkiva, F1, Stil

Pronari i kompanisë Microsoft, Bill Gates është njeriu më i pasur i SHBA-ve për të 24-in vit radhazi. Pasuria i është shtuar me 8 miliardë dollarë në krahasim me vitin e kaluar, duke shkuar kështu në 89 miliardë dollarë.


Në vend të dytë ndodhet pronari i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, i cili arrin një pasuri deri në 81.5 miliardë dollarë, 14.5 më shumë se vitin e shkuar.


Në vend të tretë sërish renditet investitori, Warren Buffett, i ngjitur nga 65.5 në 78 miliardë dollarë.

Sipas revistës prestigjoze “Forbes”, ky ka qenë një tjetër vit rekord për më të pasurit e SHBA-ve. Pasuria e të 400-it në renditje, ka qenë më e lartë me thuajse 18% në krahasim me 2016-ën, duke u ngjitur nga 1.7 në 2 miliardë dollar.

Pasuria totale e amerikanëve në renditje është shtuar nga 2.400, në 2.700 miliardë dollarë dhe pasuria mesatare është rritur nga 6 në 6.7 miliardë dollarë. Të gjithë personat në dhjetë vendet e para të renditjes, janë më të pasur se vitin e shkuar, me të paktën 1 miliard.

Mes 400 më të pasurve, ka 22 të rinj, mes të cilëve bashkëthemeluesi i “Netflix”, Reed Hastings, dhe Rocco Commisso, themelues i Mediacom, kompani telekomunikimi dhe pronar i New York Cosmos, skuadra e futbollit të Bruklinit.

Mes të 400-ëve në renditje, vetëm 51 kanë një pasuri më të ulët në krahasim me vitin e shkuar. “Goditjen” më të madhe e ka pësuar presidenti, Donald Trump, të cilit i janë reduktuar 600 milionë nga 3.1 miliardë dollarët që zotëron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu