• |
ide | kryesore

Opozita presion Adriatik Llallës: Të hetohet Saimir Tahiri!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në deklaratën e përbashkët të opozitës që janë bërë bashkë në një Front kundër Krimit i bëhet thirrje direkte Adriatik Llallës të nisë hetimet për Saimir Tahirin dhe për ministra të tjerë të qeverisë Rama që përdorën paratë e drogës për fushata elektorale.
“Fronti shprehet i vendosur që se bashku me qytetarët do të ta realizojë me të gjithë mjetet demokratike këtë kërkesë. Ky Front i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm që të nisë urgjent dhe kryejë me shpejtësi, në përputhje me dispozitat kushtetuese e ligjore, hetimin për Ministrin Sajmir Tahirin dhe në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane dhe të tjerë, që të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme për të vënë para drejtësisë të gjithë individët e implikuar në trafikun e drogës dhe të armëve të zbuluara së fundmi. Të hetojë edhe lidhjet e ministrave të tjerë të kësaj qeverie me trafiqet implikim e tyre në bashkëpunim kriminal për blerjen e votës së 24 qershor 2017”, thuhet në një pjesë të deklaratës së përbashkët të partive opozitare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *