• |
ide | kryesore

PËRGJIMET/ Si iu mburrej Moisi Habilaj italianëve për policinë e kushëririt

Arkiva, Kryesore



Moisi Habilaj, kushëri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, kishte njerëzit e tij edhe në “sallën e radarëve në Durres”. Në vend që të informohej policia për mbërritjen e gomoneve me drogë, radarët shërbenin për të udhëzuar trafikantët që vinin të ngarkoheshin me kanabis në brigjet shqiptare.
Kështu thotë Moisi Habilaj në një bisedë me dy trafikantë italianë që kishin mbërritur në orën 01 të natës në 6 maj të vitit 2015, në brigjet shqiptare në bordin e peshkarexhës FATIMA.
Italianët do të ngarkonin rreth 900 kg kanabis në Porto Palermo. Guardia di Finanza italiane kishte montuar përgjues në bordin e peshkarexhës së nisur nga Catania duke regjistruar në këtë mënyrë të gjitha bisedat në bordin e saj.
“Një mik i mikut tim është në bazën e radarëve në Durrës – dëgjohet të thotë Moisiu – që aty shohin gjithçka, edhe peshqit. Më mori në telefon një polic që e kishin marrë nga Durrësi dhe më tha se peshkarexha është futur për 1 milje në ujërat territoriale greke. Duhet të bëni kujdes, nuk duhet të hyni në ujërat greke”,
MOISI HABILAJ: Tani që do ikësh, duhet të largohesh 2 milje që këtu, nga toka, dhe pastaj duhet te ecesh drejt… sapo të mbarojnë dritat tona…sepse tani sapo me mori polici dhe më shpjegoi, në mënyrë që të mos u afrohesh ujërave greke…. duhet të ecësh vetëm drejt, deri kur të mbarojnë dritat, sepse kur shkon rreth 6/7 milje larg nuk duken më dritat, duhet të ecësh edhe 2-3 milje dhe pastaj futesh…

Në të njëjtin përgjim kushëriri i Saimir Tahirit i tregon italianëve furgonat e policisë që patrullojnë aty pranë, duke iu mburrur se ata janë bashkëpuntorë.
MOISI HABILAJ: E e pe furgonin e policise qe kaloi? Pak me pare? Jane te gjithe tanet ketu. Por mund te kete edhe ndonje tradhtar nuk i dihet…. sepse nuk dihet kush dreqin vjen e kush iken…, ne jemi te kompletuar, por se del ndonje bastard….
Peshkarexha Fatima u ngarkua në Porto Palermo me 880 kilogram kanabis dhe dy Kallashnikovë.

Kujtojmë këtu se në Portin e Durrësit kanë kaluar disa herë tonaleta të tëra droge pa u kontrolluar. Pak kohë më parë u arrestuan ehde inspektorë të Portit të durrësit pë lejimin e kalimit të 8 ton drogë. Përgjimet e fundit të autoriteteve italiane kanë thlluar këtë skandal ku dëshmohet ehde njëherë lidhjen e policisw dhe autoriteteve shqiptare me traikantët e drogës. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *