• |
ide | kryesore

Radarët/ Ish-ministri i Brendshëm: Policia e Shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes mundësuan trafikun e drogës

Arkiva, Të fundit



Ish-ministri teknik i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka reaguar lidhur me dosjen ‘Habilaj’, pas arrestimit të Moisi Habilajt, kushëririt të 10-të të ish-paraardhësit të tij, Saimir Tahiri. Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Demiraj shkruan se gjatë kohës që ai drejtonte Ministrinë e Brendshme disa operacione antidroge përfunduan pa sukses, për shkak të fikjes së radareve në QNOD.

Mes të tjerash Demiraj paralajmëron se e vërteta do të dalë së shpejti në dritë të diellit dhe do të verboi politikën e korruptuar, ndërsa kujton se si nisi kjo histori.

Prej tre vitesh, ne detyra te ndryshme edhe si Minister i Brendshem kam denoncuar me fakte veprimtarine korruptive dhe kriminale me qendren e radareve dhe bashkepunimin e trafikanteve. Ne shume raste operacionet policore, nen drejtimin e tim, perfundonin pa rezultat per shkak te fikjes se radareve ne QNOD. Pergjigjet e klanit Habilaj njoftojne se ata kane pasur njerezit e tyre ne institucione. E verteta do te dale se shpejti ne drite te diellit dhe do te verboi politiken e korruptuar.
Kjo histori fillon me ne muajin Tetor 2013 me tenderin e mirembajtjes se radareve, moskryerjen e sherbimeve ne to, firmosjen e tenderave korruptive nga komandantet e Forcave Detare (nen drejtimin Sekretarit te pergjithshem te ministrise se Mbrojtjes) gje qe coi ne ngritjen e autostrades se droges ne Adriatik. E verteta e skandaleve ne Policine e Shtetit, atyre qe drejtuan dhe mundesuan trafikun e droges, korrupsionit dhe lidershipit te Ministrise se Mbrojtjes do te dale se shpejti dhe fajtoret do te pergjigjen para ligjit.”
– shkruan Demiraj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *