• |
ide | kryesore

Rama refuzon dorëheqjen, Tahirin ia lë drejtësisë si “dru i shtrembër”

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Asgjë e re nga fronti i vjetër” e ka quajtur Edi Rama kërkesën e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për të dhënë dorëheqjen. Duket se bashkimi i opozitës në një front, nuk është pritur mirë nga Edi Rama që ironizon kur thotë se tani nuk janë ca në çadër e ca me çadrën.
Gjithsesi Edi Rama nuk i mohon faktet tronditëse që dalin nga përgjimet e Habilajve. Justifikimi është se PS nuk është një familje e përsosur:
“Nuk jemi aspak të pagabueshëm. Nuk jemi aspak të paprekur nga sëmundjet e një çerekshekulli pa shtet, pa rregulla e norma dhe pa ndëshkueshmëri. Nuk jemi aspak një familje e përsosur, pa probleme e pa drurë të shtrembër në mesin tone”
Për të vënë në dukje ndryshimin, kryeministri bën dallimin mes tij që ia la Saimir Tahirin drejtësisë dhe Berishës apo Bashës që iu shmangën gjykimit.
“Sot, kur e tërë opozita me kuç e me maç, u zhyt si front në çorbën e dy kriminelëve të arrestuar në Itali, është dita të kujtojmë se në 20 vitet e fundit, ka patur plot raste kur politikanë, deputetë e familjarë të tyre janë përfshirë në akuza publike. Disa herë akuzat kanë dalë të vërteta, disa herë jo. Por, ndryshe nga paraardhësi im, nuk mund të jem unë ai që përcakton fajin apo pafajësinë. Kjo është detyrë e sistemit të drejtësisë dhe është drejtësia që duhet të zbardhë deri në fund të vërtetën. Paraardhësi im në qeveri e çoi Shqipërinë buzë greminës vetëm e vetëm për të mbrojtur djalin dhe vajzën e tij. Lideri i sotëm i opozitës përdori një raport mjekësor për të djegur afatet e gjykimit për një akuzë të ngritur nga prokuroria për korrupsion” shkruan Rama, që e mbyll reagimin e tij me betimin se do të jetë ai që do të luftojë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në të ardhmen.



4 Comments

  1. Roli i opozicionit eshte te ndihmoje vendin jo ta fusi ne menderen !
    Por ky opozicion i shkalur sebashku me ‘Kryevoglen’ qe deri dje ishte ne pushtet, nuk do gje tjeter veçse te vjedhi pushtetin !
    Ju lutemi te mos provokoni luftera civile dhe ndihmoheni qeverine te beje punen pa e sabotuar kote, sepse shqiptari eshte lodhur nga lufterat, nga anarshija ! Mjafte me ! !

  2. tiran ti ende kujton se leshi qe te jep rama esht spageti apo terhan,por jo tiron lesh negjmije esht ashu siq ishte bar qe ju ipte enveri.ramen e kan kukulen kryesore si bastard e kokpalare ruqi,xhafa e spartak braho,rama si tahiri i mbulojn punet e pista.tiran sa ger ne goj frroku ta ka dhen,po doshi,ndoka e frroku.ti kerkoj femijet e mitur roshi apo u mjaftu me ty.pyet anonimus,gr,laraska,andi jo busjati etj se sa kastraveci ju ka hyr e dal,dhe nuk guxojn as te ndjehen gjall,pos ti thon AMEN.

  3. Ky esht dhe injorant komplet..asgje e re nga fonti …esht shprehje ne baze te noveles se remarkut ku ndersa ne frontin e luftes se pare po behej nami ne berlin as qe e kishin idene se ca katrahure po behej. Totalisht mbrapsh per ca e perdor ky lajthitja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *