• |
ide | kryesore

Skandali me radarët/ Luan Rama: Për t’ju shërbyer trafikantëve, është cënuar rëndë siguria kombëtare

Arkiva, Të fundit



Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka lëshuar sot akuza në drejtim të qeverisë, në lidhje me publikimin e përgjimeve mes trafikantëve shqiptarë të drogës, që implikojnë edhe emrin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Rama thekson se prej dy muajsh ka vijuar me denoncimet lidhur me pikat e kontrollit të radarëve. Mes të tjerash ai shton se çështja “Habilaj” tregon qartë se është cënuar siguria kombëtare e Shqipërisë.

Radarët e shtetit i komandonin trafikantët e pushtetit! Te gjithë kanë heshtur, të gjithë vazhdojnë të heshtin! Dhe ja ku na del nga përgjimet e publikuara, se radarët e shtetit i kontrollonin trafikantët e pushtetit! Forca e shembullit: qeverisja e krimit dhe e trafikantëve e ka bërë Shqipërinë turpin e NATO-s! Për t’ju shërbyer trafikantëve, është cënuar rëndë siguria kombëtare, është cënuar rëndë standardi i sigurisë së NATO-s në hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë!” – shkruan Luan Rama,

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *