• |
ide | kryesore

VIDEO/ Si e komentojnë deputetët e PS-së implikimin e Tahirit në dosjen ‘Habilaj’

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pas publikimit të dosjes së drejtësisë italiane të trafikantëve të drogës “Habilaj” ku përmendet edhe ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, socialistët janë të ndarë në dy grupe: ata që heshtin, dhe ata që ja kalojnë stafetën drejtësisë.

Kategoria e të heshturve nuk përjashton as deputetët me eksperiencë e as ata më të rinj.

Ndër të tjerë, ka nga ata që besojnë tërësisht tek pafajësia e kolegut të tyre Tahiri, e po ashtu, edhe nga ata që janë më afër qëndrimit të Edi Ramës, e nuk mbajnë anë, por presin të flasin organet kompetente.

Taulant Balla i mblodhi të gjithë deputetët socialistë që ndodheshin në Kryesinë e Kuvendit, kryesisht ata që janë anëtarë të komisionit të ligjeve për tu dhënë instruksionet e menaxhimit të situatës.

I pyetur nga deputetët e komisionit të ligjeve se çfarë qëndrimi do të mbante Balla mësohet t’ju ketë thënë “Ju jeni juristë. Mbani qasje juridike ndaj çështjes. Ne nuk pozicionohemi e nuk mbajmë anë”. Vetë Saimir Tahiri nuk u duk sot në ambientet e Kuvendit, edhe pse është anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe ky komision kishte mbledhje./Report tv



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *