• |
ide | kryesore

Deklarata “e fortë” Tahirit për ambasadorin amerikan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan se kishte shumë respekt për ambasadorët në përgjithësi, pavarësisht eksperiencës personale me ta. Ai e quajti “të ekzagjeruar” deklaratën e ambasadorit amerikan Donald Lu se në vend ka 4 familje mafioze.
“Shqipëria nuk ka nevojë për ambasadorë që thonë se sa familje mafioze ka, por të japin ndihmë konkrete për zgjidhjen e problemit”.
Sipas Tahirit edhe ata janë njerëz janë me të mirat dhe të këqijat e tyre. Ai tha se nuk ka preferuar asnjëherë të jetë një lloji politikani që shtrihet përdhe para një ambasadori, apo t’i puthë dorën atij, pasi Shqipëria është një vend sovran me hallet e veta që kërkon t’i zgjidhë vetë.
“Kam shumë respekt për ambasadorët në tërësi, pavarësisht se i kam njohur ndryshe secili me të vetat, njerëz janë edhe ata. S’kam preferuar të jem lloji i politikanit që shtrihet barkas para një ambasadori, apo t’i puthja dorën ndonjë herë një ambasadori, kam menduar që Shqipëria është një shtet sovran që me hallet e veta, t’i zgjidhë vet e as kam pritur që të vijë një ambasador të na zgjidhi problemet që ne mund t’i zgjidhim vetë.
Në shtëpinë time s’ka asnjë burrë që vjen të zgjidhë problemet. S’ka nevojë Shqipëria për ambasadorë që tregojnë se sa familje apo klane mafioze ka, ia kam thënë ambasadorëve që atëherë s’me duhet mua fare kritika publike e një ambasadori, më duhet që kur të flasë për policinë të vijë të më japë një ndihmë konkrete. Megjithatë e vlerësoj ambasadorin amerikan për kurajën te pashoq për te denoncuar gjera” – tha Tahiri.©LAPSI.al



2 Comments

  1. Per cfare deklarate te forte flisni. Leket e Habilajve kane financuar edhe Hillary Clinton ne fushate. Tahiri akoma se ka kuptuar cte ben Amerika

  2. Ha ha ha…Saje Bythqiri (Tahiri) paska bere kete deklarim “te forte”? Tani e paska kuptuar Bythqir-Tahiri se nga i erdhi Perdhunimi politik (se Perdhunimin fizik e ka shijuar gjithmone)? Ik ore bajge nga WC-RILINDJA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *