• |
ide | kryesore

Deklaratat e Donald Lu për klanet mafioze, Tahiri i quan ekzagjerime

Arkiva, Lajme, Të fundit



Saimir Tahiri e cilësoi të ekzagjeruar deklaratën e ambasadorit amerikan, Donald Lu, për ekzistencën e 4 klaneve mafioze dhe 20 familjeve kriminale në Shqipëri.

Tahiri shtoi se nuk i shihte ambasadorët si “shpëtimtarë” për hallet e vendit.

“Kam respekt për ambasadorët në tërësi pavarësisht se gjatë detyrës i kam njohur ndryshe, secilin me të vetat se njerëz janë edhe ata. Unë s’kam preferuar të jem lloji i politikanit që shtrihet barkaz, për mua amasadori është si gjithë të tjerët, si puthja dorën ambasadorëve dhe jam i mendimit se hallet duhet t’i zgjidhim vetë. Në shtëpinë time s’ka asnjë të huaj që vjen e mi zgjidh problemet. Nuk ka familje mafioze, është e ekzagjeruar, ka klane kriminale të çmontueshme.”- u shpreh Tahiri në emisionin “Opinion”. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *