• |
ide | kryesore

Dosja për arrestimin e Tahirit bën xhiron e mediave botërore

Arkiva, Lajme, Të fundit



Uashington Post: Zyra e prokurorit të përgjithshëm njofton se i ka kërkuar parlamentit t’i heqë imunitetin një ish-ministri të Brendshëm, që dyshohet se është i përfshirë në një rrjet trafiku droge.

Saimir Tahiri, i cili ishte ministër i Brendshëm deri në mars, tani është deputet i mazhorancës së Partisë Socialiste, që udhëhiqet nga Kryeministri, Edi Rama.

Prokurorët deklaruan të enjten se po hetojnë, në bashkëpunim me homologët e tyre italianë, një “grup kriminal që ka trafikuar sasi të mëdha kanabisi”.

Tahiri ka lidhje të largëta familjare me krerët e grupit kriminal që u arrestuan së fundmi në Itali.

Gjithashtu, të enjten u vendosën në pranga tre persona të tjerë dhe u sekuestruan katër ton kanabis në Shqipëri, në një rast që lidhet me arrestimet italiane.

Rama është zotuar të heqë Shqipërinë nga lista e vendeve më të mira të prodhimit të kanabisit deri në fund të këtij viti.

Përktheu LAPSI.AL 

Titulli origjinal: Prokurori shqiptar kërkon të heqë imunitetin e ish-ministrit  



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *