• |
ide | kryesore

Emrat/ Kush janë emrat drejtorëve të shkarkuar në policinë e Elbasanit nga Haki Çako

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkarkime masive në Policinë e Elbasanit. Drejtori i Pergjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka dhënë detaje rreth zhvillimit me të fundit në ketë drejtori, duke i motivuar shkarkimet me paaftësinë e policisë dhe drejtuesve të saj për përplasjen meë të fundit të shtatorit në Elbasan.

Ngjarja e Elbasanit ishte cënim i imazhit për punë e Policisë së Shtetit.Pas hetimit të kryer nga Drejtoria e Standardeve profesionale por edhe duke vlerësuar raportin e detajuar të ankesave strukturat drejtuese dhe operues në drejtorinë vendore Elbasan ishin të paafta për menaxhimin e situatës së datës 12 shtator”- tha ai.

Sipas tij, pamjet filmike ishin tronditëse, pamjet treguan paaftësinë e policisë. Policia e Elbasanit nuk ishte në lartësinë e duhur për një ngjarje të rëndë.

Të shkarkuarit: 

1. Lirimin nga kjo detyrë të Drejtorit të Policisë Vendorë Elbasan, Drejtues i Parë Arben Dashi dhe vënien në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit , për emërimin e tij në një detyrë tjetër.

2 .Shkarkimin nga detyra të Zv/Drejtorit të Policisë Vendore Elbasan, Kryekomisar Gjergji Oshafi.

3. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Ilir Sula.

4. Shkarkimin nga detyra të Shefi I Rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Kujtim Muça

5. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan,Kryekomisar Zija Sulaj.

6. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Seksionit për Krimet e Rënda, N/Komisar Ervin Ballaci.

7. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan, N/komisar Abedin Halilaj.

8. Shkarkimin nga detyra të Specialistëve për Krimet, N/Komisar Petrit Mustafa, N/komisar Klajdi Hoxha dhe N/komisar Gerald Agalliu.

9. Shkarkimin nga detyra të SPZ-së, Inspektor Gëzim Suli.

10. Përjashtim nga Policia e Shtetit për SPZ, Inspektor Ferdinand Balliu.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *