• |
ide | kryesore

FOTO/ Çfarë i provokoi serbët e Partizanit të Beogradit në Elbasan

Arkiva, F1, Sport



Ka përfunduar në barazim 0-0 ndeshja e shumëpritur me Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit e luajtur në Elbasan Arena. Nuk kanë munguar rastet nga të dyja skuadrat, por asnjëra nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës. Me këtë rezultat Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me 2 pikë, po aq sa edhe Partizani i Beogradit në të tretin. Vendi i dytë me 3 pikë mbahet nga Young Boys ndërsa në të parin është Dinamo e Kievit me 7 pikë.
Nuk kanë munguar ankesat e mediave serbe të cilat pretendojnë se Partizani i Beogradit ka marrë një sërë provokimesh në “Elbasan Arena”. Në fillimin e takimit tifozët shqiptarë shpalosurën një flamur gjigant kuqezi dhe kjo sipas serbëve është një provokim i hapur ndaj futbollistëve.
Ajo që ka irrituar më shumë serbët kanë qenë këngët e tifozëve. “Kurir” raporton se mbështetësit shqiptarë kanë kënduar përgjatë gjithë minutave “Kosova është zemra e Shqipërisë”, diçka e turpshme sipas tyre.©LAPSI.al

Kurir



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *