• |
ide | kryesore

Kastro Zizo ironizon programin e Rudina Magjistarit, “Kompromis për lajme”

Paparazzi, Slider



I ftuar në “Pop Culture”, Kastro Zizo nuk pranoi t’i përgjigjej një pyetjeje, sepse  nuk donte të bënte lajme siç bëhet tek emisioni i Rudina Magjistarit.

  “Nuk jam tek Rudina Magjistari këtu, që të nxjerr vibratorin që në orën 5. E shikon im bir, dhe unë s’kam ç’ti bëj në atë orar.”, u shpreh ai. Më pas, Kastro sqaroi se nuk ka asgjë personale me prezantuesen e njohur, madje i vjen keq për të sepse i duhet të bëjë kompromis për të ftuarit dhe përmbajtjen e emisionit, vetëm sepse tani është e rëndësishme të bësh lajme në portale.

“Më vjen keq për Rudinën, që e kam mikeshë të vjetër, që ka arritur deri këtu sa të bëjë emisione vetëm për të dalë nëpër portale, portale që vijnë era kërmë.” përfundoi ai.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *