• |
ide | kryesore

Kërkesa e Prokurorisë/ Bashkë me Tahirin gati edhe 12 urdhër-arreste për policë e zyrtarë të lartë shtetërorë

Arkiva, Të fundit



Prokuroria për Krimet e Rënda i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, me qëllim arrestimin e tij për dy akuza, trafik droge dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë. Pritet autorizimi nga Kuvendi për t’i hapur rrugë veprimeve të Prokurorisë.  

Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri”, – thuhet në njoftimin e Prokurorisë. 

Burime nga Prokurorisë së Krimeve të Rënda se janë gati 12 urdhër-arreste për ish-zyrtarë, policë e zyrtarë të lartë shtetërorë si të implikuar në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *