• |
ide | kryesore

Kryemadhit ‘godet’ Metën: Është po aq fajtor sa Edi Rama për çështjen trafikut të drogës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Monika Kryemadhi e ndan në mënyrë të barabartë përgjegjësinë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës sa i takon trafikut të lëndëve narkotike.
Duke folur në Top Story, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim thotë se heshtja e Ilir Metës gjatë bashkëqeverisjes me Edi Ramën e bën atë po aq përgjegjës sa Kryeministri.

Ilir Meta ka përgjegjësinë e tij dhe në momentin që sheh që gjërat nuk janë ashtu siç duhet…ai që në momentin që ka vënë re çështjen e drogës duhej të kishte reaguar. Ai është po aq fajtor sa Edi Rama, sepse ka mbyllur sytë, ka mbyllur edhe gojën”, – u shpreh ajo.

Heshtjen e Metës, Monika Kryemadhi e lidhi me nevojën që politika të kalonte reformën në drejtësi.

Ai tërhiqte gjithmonë vëmendjen tek reforma në drejtësi”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

Edi Rama gaboi. Tha sot se Saimir Tahiri është një dru i shtrembër në stivën e druve. Nuk është e vërtetë. Saimir Tahiri ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i tij. Edi Rama nuk duhet të flakte Saimir Tahirin sepse e ka mbrojtur si ministrin më të suksesshëm”, – vijoi Kryemadhi.

Sipas kryetares së LSI-së të gjitha këto minojnë procesin e vettingut. “Çfarë besimi kam unë tek Edi Rama për vettingun sot?”, thotë ajo.



3 Comments

  1. Mire moj Mona, personi qe ti flen ne darke me te i paska mbyllur syte, po ri plehere e keqe kur pe pse nuk i hape syte? Plehre e keqe!

  2. Vazhdon komedia! Megjithe ç’ka bere rrama, opozita duhet te ngreje popullin ne protesta! Ne cilindo, vend sado i prapambetur e me liri fjae te cunguar, opozita do te organizonte protesta deri ne largimine qelbesirave nga qeveria… Nuk ka asnje mendje te shendohe qe te kuptoje pse opozita nuk reagon! …..Ndoshta eshte marreveshja tradhetare e 18 majit, per te cilen nuk dihet asgje? Nje merreveshje e fshete eshte tradheti ndaj popullit e vendit tend! Per rregullin dhe qetesine askush nuk don te behen protesta te dhuneshme, por kjo gje shkon deri ne nje fare kufiri, pasataj i zhgenjyer populli do ngrihet ti marre paerpara te dy krahet e ndyre te kesaj politke shkaterruese! Shashkat qe hedhin gjoja opozitaret vetem sa e zgjasin agonine e vendit dhe nuk zgjidhin asgje, perveç shkurtojne kohen e mbijeteses partive qe perfaqesojne,…….dhe vetes tyre .. kuptohet!!!

  3. Vazhdon komedia! Megjithe ç’ka bere rrama, opozita duhet te ngreje popullin ne protesta! Ne cilindo, vend sado i prapambetur e me liri fjae te cunguar, opozita do te organizonte protesta deri ne largimine qelbesirave nga qeveria… Nuk ka asnje mendje te shendohe qe te kuptoje pse opozita nuk reagon! …..Ndoshta eshte marreveshja tradhetare e 18 majit, per te cilen nuk dihet asgje? Nje merreveshje e fshete eshte tradheti ndaj popullit e vendit tend! Per rregullin dhe qetesine askush nuk don te behen protesta te dhuneshme, por kjo gje shkon deri ne nje fare kufiri, pasataj i zhgenjyer populli do ngrihet ti marre paerpara te dy krahet e ndyre te kesaj politke shkaterruese! Shashkat qe hedhin gjoja opozitaret vetem sa e zgjasin agonine e vendit dhe nuk zgjidhin asgje, perveç shkurtojne kohen e mbijeteses partive qe perfaqesojne,…….dhe vetes tyre .. kuptohet!!!Ju te hale gazetes ta kapni shpejt komentin si te persritur, por nuk eshte i tille o thitesa te maxhozagareve! tung o trungj !!! edhe ju qe beni lojen e felliqur te doçerve te politikes do e hani preshin!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *