• |
ide | kryesore

Rama thirri Saimir Tahirin në kryeministri, pastaj e quajti “dru i shtrembër”

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama-dhe-tahiri.jpg



Para se të dilte me një qëndrim për bandën e Habilajve dhe përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun e drogës, Edi Rama e thirri ish Ministrin e tij të Brendshëm në qeveri.
Lapsi.al zbardhi të plotë ultimatumin që Rama i la ish Ministrit të Brendshëm për të pranuar fajin e tij në këtë aferë, ose për t’u dorëhequr nga të gjitha funksionet politike brenda natës. Në rast të kundërt do të ishte Rama që do të dilte në publik.
Biseda mes të dyve ka qenë e tensionuar dhe qëndrimi i Tahirit ka qenë ai që kishte paralajmëruar më parë se do të luftonte i vetëm për të gjetur deri në fund të vërtetën.
Fill pas takimit Rama doli me statusin e tij në Facebook, ku e quante Tahirin “drurin e shtrembër të familjes politike”.
Takimi zhvillohet 2 ditë pasi mediat italiane e më pas Partia Demokratike publikuan dosjen e prokurorisë italiane me përgjime të Moisi Habilajt dhe trafikantëve të tjerë, që përmendin vazhdimisht mbështetjen e Saimir Tahirit, fitimet e tij dhe paratë që i duhen për fushatën e PS-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *