• |
ide | kryesore

Rregullorja/ Çfarë do të ndodhë me Tahirin pas dorëzimit të kërkesës së Prokurorisë në Këshillin e Mandateve?

Arkiva, Të fundit



Pasi prokuroria lëshoi kërkesën drejtuar Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri, që do të sillte më pas edhe arrestimin e tij, kreu i Parlamentit Gramoz Ruç dhe ai i grupit parlamentar të PS, janë mbledhur në selinë e Kuvendit.

Pasditen e sotme pritet një mbledhje e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve për të shqyrtuar heqjen apo jo të imunitetit. Nëse ky komision voton me shumicë heqjen e mandatit të Tahirit, atëherë ai do të shkojë për votim në seancën parlamentare, për t’i hapur rrugën më pas ekzekutimit të urdhrit të arrestit.

Sipas rregullore, pas mbërritjes së kërkesës nga Prokuroria, kryetari i Komisionit të Mandateve ia dorëzon këtë kërkesë Komisionit dhe më pas vihet në dijeni deputeti.

Deputeti, në këtë rast Tahiri, ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes. Pas shqyrtimit, Këshilli harton një raport brenda 4 javësh, harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.

Ky raport u shpërndahet deputetëve dhe shqyrtohet sërish në Kuvend në një seancë plenare, ku i pari që fle është deputeti ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Në fund të këtij procesi Kuvendi voton me votë të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.

INTERPRETIMI E NDRYSHIMI I RREGULLORES

DHE HEQJA E IMUNITETIT

Neni 11838

Heqja e imunitetit të deputetit

1/1. Heqja e imunitetit bëhet nëpërmjet kufizimit të tij për vepra penale të

korrupsionit aktiv dhe pasiv, sipas Kodit Penal, në përputhje me vendimin

përkatës të Kuvendit ose nëpërmjet heqjes së tij (autorizim për fillimin e ndjekjes

penale), sipas kushteve dhe procedurave në këtë nen për të gjitha veprat penale.

Vendimi i Kuvendit për kufizimin e imunitetit është pjesë përbërëse e Rregullores

si aneksi 1 i saj.

  1. Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për fillimin e

ndjekjes penale ndaj deputetit i paraqiten Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i

Përgjithshëm. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese

menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë

në dijeni deputetin.

  1. Deputeti, për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit, lajmërohet për kërkesën e

bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën.

38

Shtuar pika 1/1 dhe ndryshuar pikat 1 dhe 4 me vendimin e Kuvendit nr. 88, datë 24.2.2011

56

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e

kërkesës. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë,

shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes.

  1. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 4 javëve, harton një raport për në

seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së

autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Raporti i Këshillit u

shpërndahet deputetëve.

  1. Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale

ose arrestimin e një deputeti vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës

pasardhëse, pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe

Imunitetin. Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është

paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të

deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me

votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për

fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.

  1. Procedura e parashikuar në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni zbatohet edhe në

rastin kur kërkohet autorizimi për arrestimin e një deputeti.

  1. Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e

autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose të arrestimit të një deputeti brenda 3

muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa

konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi.

  1. Përcaktimet e bëra në këtë nen zbatohen edhe në rastet e dhënies së

autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose për dhënien e autorizimit për

arrestimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave.

Neni 119

Procedura në rastin kur deputeti është ndaluar ose arrestuar

  1. Në rastin kur një deputet është ndaluar ose arrestuar pa autorizim në kryerje e

sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë, Prokurori i Përgjithshëm

vë menjëherë në dijeni Kryetarin e Kuvendit.

  1. Kryetari i Kuvendit thërret menjëherë Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe

Mandatet, i paraqet dokumentet e përcjella nga Prokurori i Përgjithshëm dhe i

kërkon të shqyrtojë çështjen.

57

  1. Këshilli, brenda 2 ditëve nga njoftimi i Kryetarit të Kuvendit, shqyrton nëse ka

vend për procedim ndaj deputetit të arrestuar ose të ndaluar, duke dëgjuar

Prokurorin e Përgjithshëm dhe deputetin e ndaluar ose të arrestuar.

  1. Këshilli paraqet raportin për seancën plenare të Kuvendit, e cila thirret nga

Kryetari i Kuvendit brenda 2 ditëve nga paraqitja e raportit. Kuvendi me votim të

fshehtë duhet të vendosë për heqjen ose mosheqjen e masës së ndalimit ose të

arrestimit të deputetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *