• |
ide | kryesore

Ruçi i jep kohë Tahirit, mbledhja shtyhet për nesër në orën 11:00

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka dalë para mediave para pak minutash për të njoftuar se Këshilli i Mandateve dhe Rregullores do të mblidhet nesër në orën 11:00.

Sipas Ruçit, kërkesa e Prokurorisë do t’i shpërndahet të gjithë deputetëve që janë anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe vetë ish-ministrit Tahiri brenda ditës së sotme. Por mbledhja është lënë për të nesërmen.

Duket se ky vendim i mazhorancës, është një taktikë për t’i lënë sadopak kohë Saimir Tahirit.

Ky i fundit kërkohet për t’u arrestuar nga Prokuroria, për dy vepra penale ‘trafik droge’ dhe ‘korrupsion i zyrtarëve të lartë’.

© LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *