• |
ide | kryesore

Sërish drogë nga Shqipëria/ Sekuestrohen në Itali 2 ton marijuanë, prangoset shqiptari nga Vlora

Arkiva, Lajme, Të fundit

Nuk ka të ndalur droga shqiptare në brigjet italiane. Mbrëmjen e datës 17 tetor, një operacion i policisë italiane ka çuar në sekuestrimin e rreth 2 ton marijuanë në bordin e dy furgonave në afërsi të zonës bregdetare Lido di Spina në provincën e Ferraras. Gjatë operacionit u arrestua dhe korrieri i drogës, shqiptari R.R 19 vjeç nga Vlora. Drejtuesit e tyre nuk iu bindën urdhërit të policisë italiane për të ndaluar, e për disa minuta forcat italiane të rendit u vunë në ndjekje të tyre.


Pas disa kilomtrash dy furgonat u braktisën në rrugë nga trafikantët e drogës të cilët të ndihmuar nga errësira i shpëtuan arrestimit. 


Në bordin e fugonave policia italiane sekuestroi rreth 2041 kg marijuana dhe 10 kg hashash të konfeksionuara në 90 thasë të mëdhenj. Vlera e shitjes do t’i sillte trafikantëve një përfitim që do të kapërcente 20 milionë euro. Dy furgonat rezultojë të marrë me qira në Itali.

Korrieri shqiptar R.R 19 vjeç nga Vlora u arrestua në territorin përreth, në mëngjesin e datës 18 tetor. Ishte pa leje qëndrimi në Itali e karta e tij e identitetit u gjet në një nga furgonat.

Sipas hetuesve italianë, ngarkesa e sekuestruar e drogës ka mbërritur në brigjet e bregdetit të Ravenës nga Shqipëria me destinacion shitje në tregjet e Venetos dhe Bolonjës. Ndërkohë, hetimet e policisë italiane vazhdojnë për të zbuluar gjithë rrjetin e këtij trafiku lëndësh narkotike.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu