• |
ide | kryesore

Tahiri mohon gjithçka: Nuk i njoh, nuk i kam takuar, nuk kam udhëtuar me Habilajt

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mohuar gjithçka për lidhjet e tij me Habilajt. Ne emisionin “Opinion” ai tha se nuk ka shkelur kurrë ligjin.
“Unë sot jam një hap nga arrestimi nga prokuroria. Unë nuk e kam shkelur asnjëherë ligjin.
Habilajt unë i quaj kushërinj të rangut të 10-të. Mua nuk më lidh asgjë me Habilajt. Unë nuk kam ngrënë kurrë drekë me ta. Unë nuk kam pasur marrëdhënie që të rri apo të ndaj gjë me ta. Pak ditë pas marrjes së detyrës makinën time e kam shitur me një noter. E kam shitur makinën pas një muaji pasi mora detyrën. Unë nuk mbaj përgjegjësi që ua shita.
Unë kam ri-udhëtuar me këtë makinë. Janë rastet kur kam shkuar me pushime me familjen time. Nuk kam udhëtuar asnjëherë me këta persona. Gabimi im është që për kollajllëk, nuk kam marrë makinën e shtetit, po ia kërkova xhaxhait makinën të ma jepte me pushime. Nuk kam udhëtuar kurrë me Habilajt në Itali” – tha Tahiri duke mohuar atë që thotë prokuroria.
“Me datë 16.08.2014, 30.08.2014, 29.08.2014, 08.08.2014, personi në hetim Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targa AA003GB, i cili sipas aktit të shitjes rezulton të jetë shitur me datë 05.11.2013. Në këto udhëtime rezulton që personi në hetim Saimir Tahiri ka qënë i shoqëruar nga subjektet e tjera të dyshuara Artan Habilaj, etj” – thuhet në raportin e prokurorisë që kërkon arrestimin e tij. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. qfsre krymbi i qenefit me i madh se rama.a nuk e ben avionin e droges mushkonj,jastekun e grisekdes femij 9 muajsh ne b.ark.lum nje miljon qelbesirat qe ju kan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *