• |
ide | kryesore

Tre të arrestuar sot në Durrës, kërkoheshin nga drejtësia italiane (Emrat)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy shtetas të kërkuar nga drejtësia italiane dhe një i tretë i dënuar nga gjykata e Durrësit, janë arrestuar nga policia në këtë qark.

Në pranga përfunduan Indrit Driza 45 vjeç banues në Shijak si dhe Eduart Bukmishi 55 vjeç,  banues në Sukth.

Në ngarkim të shtetasit Driza, Gjykata e Cantezaro / Itali, ka lëshuar urdhër arresti më datë 02.11.2005 për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike  e kryer në bashkëpunim”. “Maksimumi i dënimit është 22 vjet burgim”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, nga e njëjta gjykatë italiane është lëshuar urdhër-arresti edhe në ngarkim të shtetasit Bukmishi, ndaj të cilit më datë 02.11.2005 është lëshuar urdhër-arresti për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni, shfrytëzim i të miturve” dhe”Pjesëmarrje në organizatë kriminale”

Në ngarkim të  E.Bukmishit,  Gjykata e Cantezaro / Itali  ka lëshuar urdhër-arrestin

Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana më datë 10.10.2017.

Gjithashtu, është ndaluar edhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, Ernest  Shutina 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.

Në ngarkim të tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 11.09.2014, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Arrestimet u kryer në kuadër të operacionit që vijon prej fillimit të këtij muaji, “Vjeshtë 2017”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *