• |
ide | kryesore

Rama i hoqi prangat Tahirit për të shpëtuar duart e veta

1, Ide, Të fundit

24 orët e fundit, që nga kërkimi i arrestimit për Saimir Tahirin e deri tek bufonada e stërgjatur e diskutimeve në komisionin e imuniteteve, treguan një zëri pamundësinë e Edi Ramës që të ndahet nga historia e përbashkët me Saimir Tahirin. Brenda kësaj periudhe, kryeministi e tërhoqi etiketimin “dru i shtrëmbër mes nesh”, i harroi premtimet për t’i hapur rrugë drejtësisë, e përbuzi krahasimin e preferuar, se ai nuk ishte njësoj me Berishën, që i vinte flakën vendit për të mbrojtur të vetët.


Menjëherë, me shpejtësi, u krijua një panoramë tjetër.


Pasardhësi i Tahirit, Fatmir Xhafa e quajti kërkesën e prokurorëve, politike dhe të paligjshme, mediat pranë qeverisë theksuan afërsinë e mbrojtësve të akuzës me Saliun madje edhe me Shkëlzenin, para parlamentit u organizuan protesta militantësh të revoltuar. Në këtë linjë u përqëndrua edhe sjellja e deputetëve socialistë në komisionin e imuniteteve. Ata pretendonin se prokuroria kishte filluar çështjen me nxitim, vetëm nga ato që kishte parë në media dhe se nuk kishin asnjë provë reale për atë që po ndodhte.

Pas kësaj piruete të fortë në qëndrimin e Ramës, shumëkush filloi të ngrejë hipotezat se përse e bëri kryeministri një kthesë të tillë.

Mendjet më konspirative hodhën dyshimin se Tahiri kishte materiale me anë të të cilave e mbante të shantazhuar ish shefin e tij. Ai kish qenë ministri i Brendshëm më jetgjatë në kohën e demokracisë, ai ishte akuzuar shpesh për përgjime private dhe si i tillë, dyshohej se mund të kishte “bomba” kompromentuese për pjestarët e qeverisë ku bënte pjesë, përfshirë edhe kryeministrin.

Një hipotezë e dytë e shpjegon marrjen në mbrojtje të ish ministrit të Brendshëm me një lojë të thjeshtë politike. Duke e paraqitur Tahirin si viktimë të prokurorëve pranë Berishës, duke e shitur këtë si një çështje e cila po përdoret për përfitime politike nga opozita, Rama tentoi të shmanget nga një problem real. Në vend që problemi të shtrohej: jeni me ligjin apo me trafikantët, ai po pozohej me kokë poshtë: jeni me PD apo jeni me PS-në.

Por, përpos këtyre dy versioneve, që janë më tepër hamendësime pa prova, ka një hipotezë tjetër që e bëri Ramën të ndryshojë qëndrim për Tahirin. Dhe kjo lidhet me faktet konkrete të dosjes. Nga provat që njihen deri më tani, nga përgjimet me të cilat është ushqyer për tri ditë me radhë publiku, madje edhe nga ato që mbajtën prokurorët në sallën e parlamentit (për hir të së vërtetës ata ishin larg të qenit bindës), nuk ka asnjë argument ligjor që mund t’a shpjerë në burg Tahirin.

Thënë këtë, nuk ka diskutim se ai ka qenë i lidhur me Habilajt, nuk e ka lënë rastësisht Audin e tij në përdorim të tyre, nuk i ka lënë pa vetëdije të bëjnë trafikun e drogës dhe armëve përmes Adriatikut. Por, tjetër është bindja jonë se Tahiri është i implikuar me trafikantët e arrestuar dhe tjetër provat ligjore se ai është fajtor për ato që akuzohet.

Me aq sa dimë deri më tani, Saimir Tahiri mund të dënohej vetëm për një fakt. Ai mund të shkonte pas hekurave sepse si ministër i Brendshëm, kur pati një denoncim për drogën e Habilajve, nuk bëri detyrën e tij, të hetimit, përgjiimit (siç bënë italianët për katër vjet) dhe arrestimit të tyre, por përkundrazi u angazhua për burgosjen e denoncuesit të tyre, Dritan Zagani.

Pra mbi shpinën e Saimir Tahirit mund të rëndojë vetëm akuza se shfrytëzoi postin për të humbur gjurmët e trafikantëve.

Por nëse Tahiri burgosej vetëm për kaq, me të njëjtën masë dhe me të njëjtin stardart duhet të hetohej dhe të burgosej edhe Edi Rama. Kur plasi skandali i Zaganit, Rama u mundua po aq sa edhe ministri i tij për të fshehur gjurmët e krimit. Përpos faktit se këshilltarët e vet ushtruan presion në media për ta çensuruar intervistën e Dritan Zaganit, përpos faktit se ky i fundit përfundoi pas hekurave, ka edhe një fakt më të rëndë.

Menjëherë pas denoncimit shokues të Dritan Zaganit në shtator 2015, kryeministri organizoi një show butaforik në pallatin e kongreseve. Po të shikohet videoja poshtë e Lapsi.al, fjalët që Rama thotë kundër Zaganit janë të frikshme. Del e qartë që ai, si shef i Tahirit, si lider partie dhe si kryeministër, është përpjekur me mish e me shpirt për të krijuar alibi për kriminelët. Siç shihet hapur në videon poshtë, ai i ka bërë thirrje publike një salle me mbi 2000 policë të mos hetonin në atë pistë. Në thelb alibia që ai krijoi në shtator 2015, është e ngjashme me morinë e alibive që Berisha prodhoi pas 21 janarit.

Po atëhere, nëse Tahiri sot shkonte në burg se ka mbrojtur Habilajt dhe ka dënuar denoncuesin e tyre, a nuk do ishte i njëti standart i vlefshëm edhe për Edi Ramën?

Pikërisht kjo pyetje dhe fakti se kryeministri i ka mbrojtur me zë dhe figurë Habilajt, e ka lidhur fatin e tij pazgjidhshmërisht me Tahirin. Dhe kjo shpjegon piruetën e tij 180 gradëshe dhe tërheqjen nga gafurrjet që bëri një ditë më parë. Pasi është njohur me dosjen dhe pasi ka kuptuar se ish ministri mund të dënohet për një krim të cilin e ka bërë edhe vetë, Rama u dha urdhër të tijve të bënin prapaktheu. Midis njollosjes politike dhe përgjegjësisë penale, ai zgjodhi të merrte mbi vete riskun e parë.

©Lapsi.al 

10 Comments

  1. O analista te qadres ,dolet huq ne sulmin e orkestruar kunder ps. Aleanca kunder ps eshte e bazuar ne fjale boshe dhe shkrime portalesh e facebooku. Keto 3 dite te fundit doli zbuluar pamja reale e corbes se dhjere te gatuar ne kazanet mediatike +politike qe jane kunder ps .

  2. pashe nje enderr sikur te rrihja – i tha shokut te tij njeri ne mengjes- , po une cfare beja i tha shoku – ti rrije ,- po perse nuk me vrave fare ?
    Dhe ideja e ketij analisti eshte qe kur te fusin ne burg mos fol mos u mbro se nuk ke te drejte e drejta jote eshte burgu , prit te ndegjosh nga keta qe jane gjoja te emancipuar pa le nga njeres rendom ne popull

  3. Tonelatat e droges te eksportuar ne vende tjera nga Shqiperia, vetem nje sy lesh mund te besoje se beheshin pa doren e qeverise. Kjo qeveri me pare droge mbahet. Me pare droge ble vota, ble abstenim ne votime, ble media dhe gazetare qe te bejne zhurmuesin pernate me “suksese” imagjinare ne luften kunder trafikut te droges…Por, jashte vendit kapet droge me tonelata te ardhur nga Shqiperia. Kete fakt nuk e ble dot Rama me pare droge! Ky fakt tregon se qeveria Rama ate Tahirin nuk e kishte Minister te Brendeshem por e kishte Minister te bashkepunimit qeveri-klane droge. Sado ta mbaje Rama ate Tahirin, nuk e shpeton dot vehten. Perkundrazi, do ta marre Tahiri me vehte kur te gremiset se shpejti. Sepse ceshtjen Rama mund ta mbylle ne Shqiperi, por ceshtja ka marre drejtim jashte Shqiperise. Aty ku paret e droges Rames nuk i mjaftojne per ta mbyllur…

  4. Nga dreqin ke dale more Bushat. Sikur je kopil more djale. E çuditeshme qe ke mohuar familjen tende, racen nga ke dale. Si edhte e mundur qe ke gjithe ate urrejtje per Ramen apo duke qene pjese e kazanit nuk mund te veprosh ndryshe. Çlirohu ta marre dreqi se njeriu njehere jeton dhe nuk mund te zvarritet gjithe jeten vetem per te mbijetuar dhe dituar ca para.

  5. Edo si tall karin me keto policat ketu per Zaganin ashtu do tallin karin njerzit me ty. Dhe nuk do kaloje shume, madje shume shume shume pak. Deshmitare eshte nje oficere policie Femer, dhe prite kur te dali Amerikoni ne konference shtypi!!! Tahiri do Arrestohet o cope kari, se jane vene radaret e NATOS ne funksion te HABILAJVE. Ti ne te Netes te futesh, por nuk eshte problem i Shqiptareve

  6. Fshehja si e strucit e Saimir Qorrit pas nje Imuniteti qesharak , mbrojtja qe ky Pusht-Shtet i ben nje Deputeti per te mos e hetuar, jane mjaft per te kuptuar kushdo se sa i DHJERE koke e kembe eshte ish-Ministri i Mafie-Qeverise Rama. Sado te perpiqet Rama, kjo pune do marre drejtim sepse perdirte do dalin fakte ku Saje Qorri do vertetohet se eshte ashtu si tha Rama diten e pare kur Prokuroria i kerkoi hetim, “DRU I SHTREMBER”. Sot Rama e drodhi dhe kerkon qe DRURIN E SHTREMBER ta mbroje. (Duke e futur ne bythen e vet se shpejti).

  7. Megjithate o bushat, nuk ja le rrames pa i paguar doganen per çdo shkrim ku e kritikon; e krahason me Berishen dhe ketu rrama ndjehet mire, edhe pse te gjithe shqiptaret perveç teje e shohin Berishen si shpetimtar para kryeqelbesires shqiptare, edver! Ps; e di qe nuk e publikon por nuk me prishet gjiza, eshte per ty !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu