• |
ide | kryesore

Aksident në Pogradec, një i plagosur në gjendje të rëndë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur sot në rrugën Pogradec-Qafe Thanë në vendin e quajtur “Guri i Kuq”. Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një i moshuar.

 

Adrian Haxhillazi, 48 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin “Daimler Crysler” me targë AA691NN, ka aksidentuar këmbësorin H.Ç., 73 vjeç, banues në Pogradec.

I dëmtuari pas ndihmës së marrë në spitalin e Pogradecit, është transportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar, për shkak të gjendjes së rëndë.

Nga ana e uniformave blu, u bë arrestimi i 48-vjeçarit, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Pogradecit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *