• |
ide | kryesore

Çfarë fsheh Prokuroria? Kërkon mbledhje me dyer të mbyllura: Kujdes, kemi dokumente sekrete!

Arkiva, Të fundit



Prokurori i Krimeve të rënda Hajdarmataj e ka përsëritur disa herë se materialet që kanë me vete janë shumë delicate dhe konfidenciale. Ai e ka përsëritur kërkesën për zhvillimin e mbledhjen me dyer të mbyllura. Po ashtu prokurori është shprehur se kanë ardhur se nuk kanë ardhur aty të marrin mandatin e arrestit, por heqjen e imunitet që të vazhdohet me veprimet proceduriale ndaj Tahirit.

Ndërkohë e fortë ka qene edhe deklarata e prokurorit Hajdarmataj, i cili ka përsëritur edhe një herë se mbledhje duhet bërë më dyer të mbyllura pa praninë e mediave.

Biles prokurori ka thënë edhe të pranishmit aty duhet të kenë shumë kujdes, pasi informacionet që Krimet e Rënda posedojnë janë shumë delikate, konfidenciale dhe sekret hetimor.

Kur një pjesë e mirë e informacioneve kanë dalë në media nga raporti i palës italiane, lind pyetja çfarë informacionesh të tjera konfidenciale dhe sekrete ka Prokuroria e Krimeve të Rënda sot?

A mos bëhet fjalë edhe për një dosje tjetër për të cilën publiku nuk është në dijeni?

Pyetjeve të tilla pritet që tu gjendet më vonë përgjigjia, pasi të mbyllet mbledhja e Këshillit të Mandateve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *