• |
ide | kryesore

Detajet/ Saimir Tahiri e shiti 3 herë më lirë makinën e tij ‘Audi’ tek Habilajt

Arkiva, Lajme, Të fundit



Saimir Tahiri u aka shitur makinën e tij tip Audi Habilajve tre herë më lirë se e bleu. Audi është blerë nga Saimir Tahiri për 21 mijë euro dhe është shitur tek Artan Habilaj, pas vetëm 9 muaj përdorimi për rreth 7 mijë euro.

Sipas kontratës së blerjes, siguruar nga Shqiptarja.com, makina Audi A8 më 27.02.2013 shtetasi Saimir Bashkim Tahiri e ka blerë nga shtetasi Naim Loci nga Fushë Kruja për 21 mijë euro Audin. Kjo makinë ishte viti i prodhimit 17.09.2008.

Ndërsa sipas kontratës së shitjes së po kësaj makine Audi A8 me targa AA 003 GB të vitit të prodhimit 2008, nga Saimir Bashkimi Tahiri tek shtetasi Artan Habilaj, del se ajo është shitur për 980 mijë lekë të reja.

Ndërkohëm vetë Saimir Tahiri ka treguar dje në emisionin “Opinion” se makinën e tij e shiti tek Artan Habilaj nëpërmjet xhaxhait të tij. “Kur u emërova ministër m’u duk e arsyeshme të shisja makinën time. Xhaxhai im më gjeti blerës Habilajt dhe e shita siç mund t’ia shisja çdo njeriu. Unë nuk i njoh fare, thjesht kam firmosur kontratën.” – tha Tahiri.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *