• |
ide | kryesore

Gazetari nxjerr emrin e prokurorit që i dha videon e kapjes së drogës Berishës: Ai tani po arreston Tahirin

Arkiva, Të fundit



Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se videon e publikuar një ditë më parë për tonelatat e drogës në Babicë, Berisha e ka siguruar nga prokurori tropojan, Besim Hajdarmataj.

Kush e nxorri videon në Babicë? Sipas operacionit, u kujdes që asnjë nga punonjësit e policisë të mos kishte celular, por doli video në Facebook e Berishës. Pra, ishin oficerët e prokurorisë të cilët kishin celularë dhe ata e lmuan. Prokurori që ka dosjen e Tahirit është Besim Hadarmataj dhe ka hetuar 150 vrasje në Tropojë dhe s’ka asnjë të arrestuar. Ai tani po arreston Saimir Tahirin.” – tha Hoxha.

Po ashtu gazetari Hoxha është shprehur se Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të kishte bërë edhe një kërkesë për arrestimin e Kreut të Policisë së Shtetit Haki Çako.

Në fakt zhurma është e madhe. Ndërsa ngjarja vazhdon të mos ketë përmasat e saj reale. Por flas për ngjarjen reale. Tek ajo që është ngjarja reale. Këta janë pasojat që kanë nisur në vitin 2016. Maja e bandave të drogës nuk është Saimir Tahiri. Prokuroria duhet të çonte dhe një kërkesë për Haki Çakon. Kreu i piramidës është Haki Çako.” – tha Hoxha.

 

 

 



1 Comment

  1. Pikerisht ketu qendron paradoksi Shqiptar se po shkon në burg dikush që thjeshte eshte i akuzuar dhe livadhisin dhe kanë fytyre të flasin për drejtesi Ata që kanë lare duart me gjak,Ata që për25 vjet kanë vjedhur,vrare,shkatrruar dhe plaçkitur çdogjë në këtë vend,kulmi i hipokrizisë…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *