• |
ide | kryesore

Harrojeni “Balenën bu”, një tjetër lojë e rrezikshme del në Facebook

Planet



Përveçse një burim shumë i mirë informacioni, interneti në ditët e sotme është kthyer edhe në një rrezik, sidomos për fëmijët. Themi këtë pasi një tjetër lojë e rrezikshme, ashtu si “Balena Blu” është shfaqur në Facebook. Ajo quhet “Sfida 48 orëshe” dhe u drejtohet të gjithë fëmijëve deri në moshën 14-vjeç.
Të gjithë fëmijët që bëhen pjesë e saj, ftohen që të zhduken nga prindërit e tyre. Çdo përmendje si “ i humbur” në rrjetet sociale, rrit pikët e lojës. Ata që marrin pjesë mund t’i rrisin këto pikë duke qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur të fshehur nga familja apo miqtë e tyre të ngushtë. Rasti i parë është raportuar në Irlandë. Një nënë nga qyteti Derry është shprehur se fëmija i saj ishte zhdukur për plot 55 orë dhe është gjetur në një qytet tjetër, shumë larg.
“Isha e tmerruar. Kisha frikë mos kishte vdekur, ishte rrëmbyer, apo përdhunuar. Ai mendonte se ishte argëtuese dhe nuk shprehu aspak pendesë kur u mor në pyetje nga policia”, tregoi ajo.
“Sfida 48 orëshe” është e ngjashme me lojën që u përhap në vitin 2015, “Sfida 72 orëshe” e cila ftonte fëmijët të zhduken për 24, 48 ose 72 orë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *