• |
ide | kryesore

Kapet gomonia me 1.5 ton drogë në Bari, arrestohen dy shqiptarë

Arkiva, Të fundit



Një gomone e ngarkuar me 1.5 ton kanabis është kapur nga Guardia di Finanza pranë portit të Barit mëngjesin e kësaj të premte. Mjeti lundrues 10 m i gjatë dhe me dy motorë të fuqishëm u pikas nga policia italiane teksa po i afrohej brigjeve.

Lënda narkotike ishte paketuar në 64 thasë të madhësive të ndryshme me peshë totale 1 ton e 500 kg. Në prangat e policisë kanë rënë dy shqiptarë, të dy të moshës 26-vjeçare. Vlera e drogës në treg arrin deri në 15 milionë euro.

Mediat italiane raportojnë se që nga muaji janar i këtij viti janë konfiskuar më shumë se 32 ton marihuanë dhe janë arrestuar 47 kontrabandistë si dhe 24 skafe e gomone që përdoreshin nga bandat kriminale për trafikun e drogës. Ndërsa gjatë gjithë vitit 2016 u sekuestruan rreth 22 ton, sasi kjo e kapur e gjitha në rajonin e Puljas.  



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *