Një avokate është kërcënuar me jetë, mbrëmjen e sotme, në Tiranë.
Avokates me inicialet A.Z i është thyer xhami i makinës dhe brenda saj i është vendosur tritol bashkë me një letër. Mësohet se letra ka përmbajtje kërcënuese, por detajet nuk bëhen me dije.
Pas denoncimit, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprat penale “kanosje” dhe “shkatërrim prone”.